Izet Mexhiti: Në vitin 2025 do të krijojmë mijëra vende të reja pune për qytetarët
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë takimit përmbyllës me strukturat e VLEN-it , deklaroi se viti 2025 do të jetë një periudhë sfidash të reja, por edhe mundësish për qytetarët. Ai theksoi përkushtimin e qeverisë për të përmirësuar cilësinë e arsimit, për të krijuar mundësi më të mira për të mësuar […]
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë takimit përmbyllës me strukturat e VLEN-it , deklaroi se viti 2025 do të jetë një periudhë sfidash të reja, por edhe mundësish për qytetarët.
Ai theksoi përkushtimin e qeverisë për të përmirësuar cilësinë e arsimit, për të krijuar mundësi më të mira për të mësuar dhe punuar, si dhe për të kthyer të rinjtë dhe familjet e emigruara në vendlindje.
“Gjatë vitit të ri, do të hapim më shumë fronte pune, duke krijuar mijëra vende të reja pune për qytetarët,” tha Mexhiti, duke nënvizuar angazhimin për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
https://www.facebook.com/share/v/chUuDSCAegqQSmAB/?mibextid=7J6EjN