Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza
Rektori i universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri në rrjetin e tij social facebook ka bërë një reagim të ndjerë lidhur me postin e tij në këtë institucion, shkruan InfoShqip. Sot senati i këtij universiteti ka sjellur vendim për shpalljen e konkursit për rektor të ri të këtij universit, gjë që Zeqiri thekson se për motive […] The post Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza appeared first on InfoShqip.com.
Rektori i universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri në rrjetin e tij social facebook ka bërë një reagim të ndjerë lidhur me postin e tij në këtë institucion, shkruan InfoShqip.
Sot senati i këtij universiteti ka sjellur vendim për shpalljen e konkursit për rektor të ri të këtij universit, gjë që Zeqiri thekson se për motive personale do vazhdojë të operojë si ligjërues por nuk do kandidojë për rektor.
Në vazhdim postimi i plotë:
“Sot Senati i Universitetit “Nënë Terezë” solli vendim për shpalljen e konkursit për Rektor të UNT-së.
Për mua dy vjet e gjysmë mandat, ishin sa dy ditë e gjysmë kohë e shkurtër, megjithatë vizioni im mbi universitetin ishte i qartë, aq sa dhe intenziteti i punës bashkë me vështirësitë e gjithëanëshme. Besoj tashmë punët e kryera do fliten gjatë në kohë…
Jam kujdesur që gjithë stafi ta besojnë dhe të punojnë për universitetin në kushte kur hamendja ishte më se prezente për këtë institucion. Jam përkushutuar me gjithë qenijen time duke punuar mbi parimet e pa kompromista për mua të ndershmërisë dhe rezultatit, me lejoni ta them që kam qene 24 orë në 7 ditë të javës i fokusuar pas Universitetit”Nënë Tereza”.
Në kohë rekorde dhe me një punë të pandalshme e bëmë Universitetin “Nënë Terezë” me shtëpinë e vetë dhe studentët me një kampus si i ka hije në mes të Shkupit, duke rregulluar objekte tërësishtë të shkatërruara të kazermës;
-Bëmë projektin për kampus të ri, më modern i cili do te fillon të ndërtohet së shpejti;
-Vendosëm transparencë dhe qasje të hapur për gjithë duke ofruar një web faqe e cila, në çdo kohë do të ofroj informacione mbi punën ne universitet;
-Themeluam zyrën e cilësisë duke vendosur shumë standarde dhe mekanizma të cilësisë;
-Arritëm të krijojmë një kulturë pune dhe organizacionale siç i ka hije një institucioni të lartë arsimor;
-Aritëm të rrisim pagat, ku tash UNT ka paga dinjitoze për profesorët dhe administratën;
-Përmes shumë donatorëve arritëm të krijojmë Amfiteatro, zyra dhe Biblotekën e UNT-së si tempuj të rëndësishëm për studentët;
-Themeluam tre fakultete të reja dhe sot UNT është me 8 fakultete; dhe ajo që është me rëndësishme;
-Rritëm ndjeshëm numrin e studentëve, pothuajse duke e dyfishuar atë.
Unë kam vendosur për arsye personale të mos konkuroj për mandat të dytë!
Unë këtë mision nuk e morra për karrierë, por si një ideal të shenjtë, për të bërë më shumë për arsimin shqip në zemër të Shkupit!
Për mua kontributi për të rritur cilësinë e jetës dhe për të zhvilluar këtë shoqëri ka qene i kahmotshëm dhe i pa kompromistë, përgjatë gjithë viteve të mija, në fakt i shkurtë dhe i qartë!
Jam i gatshëm të përkrah kandidatët, që ta vazhdojmë punën e nisur.
Unë do të vazhdoj të punoj për UNT si profesor dhe si anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në RMV, do të vazhdojë së kontribuari në shkencë dhe art.
Ju falënderit të gjithëve!“ përfundon ai./InfoShqip.com
The post Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza appeared first on InfoShqip.com.