Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Radioja ushtarake izraelite njoftoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin krijuar në heshtje një zonë sigurie brenda territorit sirian. Radio ushtarake deklaroi se prania izraelite në Siri nuk është e përkohshme dhe se Izraeli po ndërton nëntë qendra ushtarake në këtë zonë të sigurisë. “Ne planifikojmë të qëndrojmë në Siri deri në vitin […] The post Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 11, 2025 - 19:00
 0  3
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Radioja ushtarake izraelite njoftoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin krijuar në heshtje një zonë sigurie brenda territorit sirian.

Radio ushtarake deklaroi se prania izraelite në Siri nuk është e përkohshme dhe se Izraeli po ndërton nëntë qendra ushtarake në këtë zonë të sigurisë.

“Ne planifikojmë të qëndrojmë në Siri deri në vitin 2025 dhe tani në këtë zonë veprojnë tre brigada ushtarake, ndërsa para 7 tetorit ishin vendosur vetëm një batalion e gjysmë”, vijon raporti.

Nuk është caktuar një datë specifike për rifillimin e kontrollit të zonës së sigurt në Siri, shkruajnë mediat.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, Izraeli hyri në territorin sirian dhe pushtoi zonën përgjatë kufirit, duke përfshirë malin Hermon.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967, të cilat OKB-ja i konsideron pjesë të Sirisë.

The post Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian appeared first on InfoShqip.com.