Trump: Ukraina mund të jetë ruse një ditë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë që territori ukrainas të humbasë sovranitetin ndaj Rusisë, derisa ka folur për kompensimin e ndihmës që SHBA-ja ia bëri Ukrainës. Duke folur për mediumin Fox News, Trump ka thënë se opsioni për të arritur marrëveshje ekziston. “Ata (ukrainasit) mund të […] The post Trump: Ukraina mund të jetë ruse një ditë appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë që territori ukrainas të humbasë sovranitetin ndaj Rusisë, derisa ka folur për kompensimin e ndihmës që SHBA-ja ia bëri Ukrainës. Duke folur për mediumin Fox News, Trump ka thënë se opsioni për të arritur marrëveshje ekziston.
“Ata (ukrainasit) mund të bëjnë marrëveshje. Mund të mos bëjnë marrëveshje. Mund të jenë rusë një ditë, mund të mos jenë rusë”, ka thënë presidenti amerikan.
Trump është zotuar disa herë se do të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje për t’i dhënë fund agresionit rus, por asnjëherë pa e treguar formën. Ai ishte shprehur se konflikti s’do të ndodhte kurrë po të ishte ai në pushtet në 2022-n.
Pas propozimit për mbështetjen e Ukrainës në këmbim të mineraleve të tokës së rrallë, Trump pretendon se Kievi është pajtuar në parim për një marrëveshje prej 500 miliardë dollarësh.
“ Por, ne do t’i kemi të gjitha këto para në Ukrainë dhe unë them, i dua ato. Unë iu thashë atyre se dua tokë të rrallë (mineralesh) me vlerë prej 500 miliardë dollarësh dhe ata në parim janë pajtuar”, ka shtuar ai.
The post Trump: Ukraina mund të jetë ruse një ditë appeared first on InfoShqip.com.