Janë gjetur njëmbëdhjetë kilogramë opium në oborrin e një shtëpie në Veles
Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Prokuroria, transmeton Portalb.mk. Siç kanë bërë të ditur nga atje, i dyshuari 54-vjeçar në oborrin e një shtëpie në […]
Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
Siç kanë bërë të ditur nga atje, i dyshuari 54-vjeçar në oborrin e një shtëpie në Veles, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur gati 11 kilogramë drogë dehëse opium të paketuar në disa pako më të vogla për shitje. Droga u gjet dhe u konfiskua gjatë kontrollit.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin me qëllim sigurimin e tij gjatë procedurës.