MPB: Përfunduan kontrollet në shkolla, të gjitha raportimet për bomba të vendosura janë të rreme
Policia ka kryer të gjitha kontrollet në lidhje me qindra raportimet elektronike që pretendonin se ka bomba të vendosur në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Në të gjitha rastet bëhet fjalë për kallëzime të rreme, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. “Ministria njofton opinionin se në drejtim të […]


Policia ka kryer të gjitha kontrollet në lidhje me qindra raportimet elektronike që pretendonin se ka bomba të vendosur në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Në të gjitha rastet bëhet fjalë për kallëzime të rreme, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Ministria njofton opinionin se në drejtim të veprimit efikas, të planifikuar dhe të koordinuar, si dhe pas raportimeve të sotme për kërcënimeve të drejtuara në formë elektronike, është formuar shtabi operativ dhe janë angazhuar të gjitha shërbimet kompetente dhe profesionale policore. Ministria apelon edhe një herë qytetarët që të shmangin çdo lloj dezinformimi dhe spekulimi lidhur me këtë fenomen”, njofton MPB.
Paraprakisht, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se, gjatë ditës së sotme kanë arritur mbi 240 raportime për bomba të vendosura nëpër shkollat e vendit.
Kërcënime me bomba nëpër shkollat e RMV-së ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme.
Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.