Janevska: Janë mbyllur pesë institute shkencore private

Janë mbyllur 5 institute shkencore private dhe në 15 janë konstatuar parregullsi, të cilat janë detyruar t’i heqin brenda një afati të përshtatshëm. Ky është rezultati i kontrollit të deritanishme nga komisioni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i krijuar për këtë qëllim, njoftoi ministrja e MASH, Vesna Janevska. “Disa nga institutet janë të mbyllura […]

dhjetor 27, 2024 - 10:00
 0  4
Janevska: Janë mbyllur pesë institute shkencore private

Janë mbyllur 5 institute shkencore private dhe në 15 janë konstatuar parregullsi, të cilat janë detyruar t’i heqin brenda një afati të përshtatshëm. Ky është rezultati i kontrollit të deritanishme nga komisioni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i krijuar për këtë qëllim, njoftoi ministrja e MASH, Vesna Janevska.

“Disa nga institutet janë të mbyllura për shkak të pasivitetit, e disa për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për punë. Aty ku kemi konstatuar parregullsi, është lënë afat që të hiqen për tre muaj. Por mendoj se numri i instituteve të mbyllura shkencore do të jetë më i madh”, tha Janevska për “Alfa”.

Ministrja e Arsimit tha se vetëm dy institute i plotësuan plotësisht kushtet për punë.

Janevska theksoi se disa institucione arsimore nuk kanë dashur të bashkëpunojnë gjatë inspektimeve, madje disa prej tyre kanë kërcënuar punonjësit e ministrisë.

“Gjithçka që bëjmë është për arsim më të mirë, asnjë aktivitet nuk ka sfond politik. Ky është paralajmërimi i parë për të ndaluar kërcënimet, dhe e radhës do të jetë raportimi dhe në bazë të kësaj do të veprojnë institucionet tjera kompetente”, shtoi Janevska.