Jozefina Topalli takim me shqiptarët e Gjermanisë: Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit!

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Bremen të Gjermanisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli u shpreh se ky ishte një takim i veçantë, pasi kishte dhe shqiptarë që kishin bërë 350 km rrugë për të shkuar në […]

shkurt 25, 2025 - 00:00
 0  11
Jozefina Topalli takim me shqiptarët e Gjermanisë: Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit!

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Bremen të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli u shpreh se ky ishte një takim i veçantë, pasi kishte dhe shqiptarë që kishin bërë 350 km rrugë për të shkuar në Bremen.

Demokratja thekson edhe një here se diaspora është fuqia e hapjes së një kapitulli të ri për një Shqipëri të drejtë.

Postimi i plotë:

Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë. Faleminderit Enea Bardhaj për organizimin e këtij takimi kaq të ngrohtë e të veçantë. Faleminderit te gjithë motrave e vëllezërve shqiptarë qe bënë edhe 350 km me ardh në takim në Bremen. Zoti bekoftë familjet tuaja”.