Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër

Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të partë buxheti për vitin 2025. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit u miratua me votat e socialistëve. 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për […]

dhjetor 3, 2024 - 19:00
 0  4
Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër

Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të partë buxheti për vitin 2025.

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit u miratua me votat e socialistëve. 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Si dhe ku do të gjenden paratë?

Ecuria pozitive ekonomike do të shoqërohet me rritje të fortë të të ardhurave, pasi në vitin që vjet pritet të mblidhen 754.6 miliardë lekë nga 714 miliardë lekë këtë vit. Miradministrimi fiskal, goditja e informalitetit, rritja e pagave reale të deklaruara, rritja ekonomike, ndryshimet fiskale dhe indeksimi i çmimeve pritet të jenë burimet nga do të mblidhen paratë shtesë të planifikuara.

Turizmi dhe ndërtimi do të jenë motorët kryesorë ku bazohet rritja ekonomike edhe për vitin 2025, e projektuar në 3.9%. Me kartonët  kuq të mazhorancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e opozitës (44 në total PD+PL).