Kaderi e Brikenda u tallën keq me banorët e rinj të BBVK, Xheneta iu bën një “diss”

Një dramë e re ka shpëthyer pas fillimit të edicionit të ri të BBVK4. Në një postim në TikTok, dy ish banoret e këtij reality show, Kaderi dhe Brikenda janë tallur keq me kastin e këtij sezoni. Ato i kanë quajtur të panjohur banorët, madje kanë vazhduar talljen me Getoarin duke e quajtur ”tarzan” dhe […]

Nëntor 18, 2025 - 19:00
 0
Kaderi e Brikenda u tallën keq me banorët e rinj të BBVK, Xheneta iu bën një “diss”

Një dramë e re ka shpëthyer pas fillimit të edicionit të ri të BBVK4.

Në një postim në TikTok, dy ish banoret e këtij reality show, Kaderi dhe Brikenda janë tallur keq me kastin e këtij sezoni.

Ato i kanë quajtur të panjohur banorët, madje kanë vazhduar talljen me Getoarin duke e quajtur ”tarzan” dhe se do ta kthej shtëpinë në ”xhungëll”.

E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Xhenetës, e cila u ka reaguar ashpër dy ish shoqeve të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xheneta ka thënë se as ato nuk i ka njohur askush e të mos frikësohen se askush nuk do t’ua marr bukën.