Shkupi bëhet kryeqendra e artit operistik shqiptar: Inva Mula, Dëshira Ahmeti dhe Ismet Veseli ndezin skenën e 28 Nëntorit në Çair!
Komuna e Çairit po e shndërron Shkupin në kryeqendrën kulturore të shqiptarëve, me organizimin e koncertit Gala të 28 Nëntorit, që sjell zëra nga më të mirët e skenës operistike shqiptare dhe botërore. Kryetari i Komunës priti sot sopranon e njohur nga Shkupi, Dëshira Ahmeti Kërliu, me të cilën u diskutuan detajet e përgatitjeve të […]
Komuna e Çairit po e shndërron Shkupin në kryeqendrën kulturore të shqiptarëve, me organizimin e koncertit Gala të 28 Nëntorit, që sjell zëra nga më të mirët e skenës operistike shqiptare dhe botërore.
Kryetari i Komunës priti sot sopranon e njohur nga Shkupi, Dëshira Ahmeti Kërliu, me të cilën u diskutuan detajet e përgatitjeve të kësaj ngjarjeje madhështore, që premton art të nivelit më të lartë dhe emocion të rrallë.
Në skenën e Shkupit vjen pas shumë vitesh Inva Mula, një nga zërat më të shquar shqiptarë në botë, e cila do të ndajë skenën me sopranon Dëshira Ahmeti dhe tenorin e mirënjohur Ismet Veseli, duke sjellë një mbrëmje spektakolare operistike që ngre lart kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Komuna e Çairit mbështet fuqishëm këtë organizim, si një kontribut për promovimin e kulturës shqiptare dhe pasurimin e atmosferës festive të Nëntorit, duke ofruar një event që bashkon njerëzit, nderon historinë dhe lartëson artin.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme, që jo vetëm feston Ditën e Flamurit, por shënon edhe një kapitull të ri në jetën kulturore të Shkupit. (INA)