Kaja Shukova zgjidhet kryetare e Forumit të gruas të LSDM

Shkup, 9 shkurt – Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, me propozim të kryetarit të partisë, dr. Venko Filipçe, për kryetare të re të Forumit të Grave…

shkurt 9, 2026 - 21:00
 0
Kaja Shukova zgjidhet kryetare e Forumit të gruas të LSDM

Shkup, 9 shkurt – Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, me propozim të kryetarit të partisë, dr. Venko Filipçe, për kryetare të re të Forumit të Grave është zgjedhur Kaja Shukova.

Zgjedhja e saj u përshëndet nga anëtarët e Bordit, duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit dhe përfaqësimit të grave në strukturat e partisë, si dhe për avancimin e politikave që lidhen me barazinë dhe pjesëmarrjen aktive të grave në jetën publike.

Nga LSDM theksojnë se Forumi i Grave mbetet një nga shtyllat kryesore të angazhimit politik dhe shoqëror, ndërsa nga kryetarja e re pritet që me përvojën dhe angazhimin e saj të vazhdojë me iniciativa dhe aktivitete në mbështetje të grave dhe familjes.

Me këtë rast u shprehën edhe urime për Kaja Shukovën, me dëshirën për punë të suksesshme në detyrën e re dhe për realizimin e objektivave të Forumit të Grave në periudhën në vijim.