Kallëzim penal ndaj 37-vjeçarit në Tetovë, dyshohet se plagosi dy persona dhe posedonte armë
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj D.I. (37) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Sipas policisë, më 5 ...
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj D.I. (37) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Sipas policisë, më 5 korrik 2026, në Tetovë, pas një përleshjeje fizike, i kallëzuari dyshohet se me një send të mprehtë u ka shkaktuar lëndime dy personave, A.S. (41) dhe A.S. (42), nga fshati Përshovc.
Një ditë më pas, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 37-vjeçarit dhe në ambientet e tij afariste në Tetovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, një e kalibrit 7,62 mm me karikator dhe nëntë fishekë, si dhe një e kalibrit 22 mm me gjashtë fishekë.
Rasti është duke u proceduar nga organet kompetente.
Flaka
The post Kallëzim penal ndaj 37-vjeçarit në Tetovë, dyshohet se plagosi dy persona dhe posedonte armë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.