Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të REK Manastir, Matevski dhe nëntë zyrtarëve të tjerë

Nuk kanë fund krimet e bëra në REK Manastir. Ish-drejtori Pece Matevski, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tij në kombinat dhe me ndihmën e punëtorëve në Byronë e Prokurimeve Publike, arritën të organizojnë një tender që rezultoi që RUD-KOP Manastir të përfitojë gati 3 milionë euro, shkruan Portalb.mk. Policia financiare i akuzon për shpërdorim […]

shkurt 13, 2025 - 15:00
 0  5
Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të REK Manastir, Matevski dhe nëntë zyrtarëve të tjerë
REK Manastir, foto: Elektranat e Maqedonisë së Veriut

Nuk kanë fund krimet e bëra në REK Manastir. Ish-drejtori Pece Matevski, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tij në kombinat dhe me ndihmën e punëtorëve në Byronë e Prokurimeve Publike, arritën të organizojnë një tender që rezultoi që RUD-KOP Manastir të përfitojë gati 3 milionë euro, shkruan Portalb.mk.

Policia financiare i akuzon për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar për tenderin e vitit 2022 për gërmimin në Brod Gneotino.

Sipas inspektorëve financiarë, Matevski, edhe pse e dinte se Granit SHA Shkup e kishte ofertën më të volitshme, zgjodhi të bashkëpunojë me RUD-KOP dhe kishte lidhur kontratë në vlerë prej 13.8 milionë euro.

“I denoncuari i parë P.M. përzgjodhi në mënyrë të paligjshme ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP Manastir si ofertë më të favorshme dhe më datë 03.10.2022 lidhi Kontratë dhe Marrëveshje Kornizë për gërmimin e një zbulimi investimi në Minierën e Brodit Gneotino dhe Aneksin 1 të Marrëveshjes Themelore të datës 21.09.2020″ thuhet në kallëzimin penal nga Drejtoria e Policisë.

Dy anëtarë të komisionit të ekspertëve që refuzuan ofertën e Granitit bashkëpunuan me Matevskin, dhe presidenti dhe dy anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik të cilët kufizuan konkurrencën gjithashtu u përpoqën që gjithçka të funksiononte pa probleme.

Për të pasur sukses manipulimi i tenderit, janë përfshirë tre punonjës të Byrosë së Prokurimit Publik, të cilët kanë dhënë të fundit dritën jeshile që ofertuesi më i lartë të fitojë prokurimin. Ata nuk e kanë urdhëruar REK Manastir që të rivlerësojë ofertat, por lejuan nënshkrimin e kontratës me RUD – KOP, duke e dëmtuar buxhetin për 3 milionë euro.

Kujtojmë se, Matevski ndodhet në Burgun “Shutka” për rastin “Aditiv”, në të cilin akuzohet edhe për manipulim të tenderëve dhe manipulim të procedurës për blerjen e aditivit të thëngjillit për nevojat e uzinës. Prokuroria e zgjeroi atë hetim nga dy javë më parë, duke shtuar tetë të dyshuar të tjerë në 23 fillestarët.

Ndryshe, të dyshuarit, me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

Ata i kanë mundësuar operatorëve ekonomik zbatimin e procedurave për blerjen e aditivëve për thëngjill, duke arritur përfitime në vlerë prej 397 miliard denarë. Me qëllim fshehjen e gjurmëve për veprat e kryera penale, ata në periudhën 24.11.2023-28.06.2024 kanë qarkulluar mjete financiare në vlerë prej 414.766.400 denarë.