Kaloi kufirin ilegalisht, Policia kap të dyshuarin me 500 pula
Një person është kapur pasi ka kaluar kufirin ilegalisht. Ai u zu në fshatin Dumnicë me 500 copë pula në furgon. Ato janë dërguar në terminal doganor, e i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arritur të ndalohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me automjet-fugon kishte kaluar kufirin ilegalisht. Në fugon kishte


Një person është kapur pasi ka kaluar kufirin ilegalisht.
Ai u zu në fshatin Dumnicë me 500 copë pula në furgon. Ato janë dërguar në terminal doganor, e i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arritur të ndalohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me automjet-fugon kishte kaluar kufirin ilegalisht. Në fugon kishte rreth 500 copë pula. Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
