Kanita Ramadani thirrje për mobilizim: “Gjuha jonë nuk negociohet”

Aktivistja Kanita Ramadani ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve më 6 prill, duke theksuar se kjo është një betejë për të drejta themelore dhe për ruajtjen The post Kanita Ramadani thirrje për mobilizim: “Gjuha jonë nuk negociohet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 4, 2026 - 14:00
Kanita Ramadani thirrje për mobilizim: “Gjuha jonë nuk negociohet”

Aktivistja Kanita Ramadani ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve më 6 prill, duke theksuar se kjo është një betejë për të drejta themelore dhe për ruajtjen e identitetit.

“Studentët janë zëri i së ardhmes dhe mbrojtës të së drejtës,” deklaroi Ramadani, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.

Ajo theksoi se çështja e gjuhës nuk është thjesht kërkesë akademike, por çështje identiteti dhe dinjiteti:

“Sot, kur gjuha dhe të drejtat tona kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbrojtje, uniteti dhe angazhimi janë më të rëndësishme se kurrë. Gjuha jonë është identiteti ynë dhe nuk negociohet.”

Ramadani bëri apel për bashkim dhe qëndresë përballë sfidave:

“Është përgjegjësi e secilit prej nesh të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe identitetin tonë.”

Sipas saj, angazhimi i studentëve e kthen shpresën në forcë konkrete:

“Kur studentët ngrihen për një kauzë të drejtë, shpresa shndërrohet në forcë dhe zëri ynë bëhet më i fuqishëm.”

Në fund, ajo bëri thirrje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar:

“Prandaj, më 06.04.2026 të jemi të gjithë të bashkuar në protestë, për të qëndruar në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave tona legjitime.”

Mesazhi i saj përmbyllet me sloganin: “Bashkë për gjuhën tonë. Bashkë për të drejtën tonë.” Gazeta Flaka

The post Kanita Ramadani thirrje për mobilizim: “Gjuha jonë nuk negociohet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .