Kanosën një grua përmes rrjeteve sociale – arrestohen babë e djalë nga Malisheva
Policia ka arrestuar një burrë dhe djalin e tij të mitur në Malishevë. Të dy akuzohen për kanosje ndaj një të dyshuare përmes rrjeteve sociale. Gjatë kontrollit, nga të dyshuarit është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, babai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa djali i mitur për 24 orë, ndërkohë që hetimet


Policia ka arrestuar një burrë dhe djalin e tij të mitur në Malishevë.
Të dy akuzohen për kanosje ndaj një të dyshuare përmes rrjeteve sociale. Gjatë kontrollit, nga të dyshuarit është konfiskuar një revole.
Me vendim të prokurorit, babai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa djali i mitur për 24 orë, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.
