Kasami: Ashtu siç edhe ju kemi premtuar studentëve, ne do ta zgjidhim çështjen
Kreu i njërit prej subjekteve të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar gjatë zhvillimit të protestës së studentëve shqiptarë, duke përgëzuar organizimin dhe mesazhet e tyre. Ai theksoi se studentët dëshmuan “vetëdije të lartë qytetare” dhe e cilësoi kërkesën e tyre si të drejtë, duke rikujtuar premtimin se çështja e provimit të jurisprudencës do të […] The post Kasami: Ashtu siç edhe ju kemi premtuar studentëve, ne do ta zgjidhim çështjen appeared first on InfoShqip.com.
Kreu i njërit prej subjekteve të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar gjatë zhvillimit të protestës së studentëve shqiptarë, duke përgëzuar organizimin dhe mesazhet e tyre.
Ai theksoi se studentët dëshmuan “vetëdije të lartë qytetare” dhe e cilësoi kërkesën e tyre si të drejtë, duke rikujtuar premtimin se çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhet.
Sipas Kasamit, për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe përfaqësues të ish-pushtetit, duke i cilësuar si “elitë milionere” që, sipas tij, tentuan të përfshihen në kauzën studentore, por pa sukses.
“Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka deklaruar Kasami.
The post Kasami: Ashtu siç edhe ju kemi premtuar studentëve, ne do ta zgjidhim çështjen appeared first on InfoShqip.com.