Kasami: Shëndeti publik nis nga ndërgjegjësimi i të rinjve

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e Dita Botërore e Shëndetësisë, i zhvilluar në sheshin “Iliria”. Në këtë aktivitet morën The post Kasami: Shëndeti publik nis nga ndërgjegjësimi i të rinjve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 7, 2026 - 20:00
Kasami: Shëndeti publik nis nga ndërgjegjësimi i të rinjve

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e Dita Botërore e Shëndetësisë, i zhvilluar në sheshin “Iliria”.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e Shkollës së Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”, si dhe studentë të fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL).

“Sot mora pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, nga Shkolla e Mesme Medicinale ‘Nikolla Shtejn’, si dhe me pjesëmarrje të studentëve të fakultetit të mjekësisë në kuadër të UEJL, në sheshin ‘Iliria’ në Tetovë,” u shpreh Kasami.

Ai përgëzoi organizatorët për angazhimin e tyre në promovimin e shëndetit publik:

“Përgëzoj drejtoreshën, nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe përkushtimin në promovimin e rëndësisë së shëndetit dhe ndërgjegjësimit për një jetë më të shëndetshme!” u shpreh më tej ai.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te qytetarët për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe promovimin e stileve të jetesës së shëndetshme, veçanërisht tek të rinjtë. Gazeta Flaka

The post Kasami: Shëndeti publik nis nga ndërgjegjësimi i të rinjve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .