Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se partia e tyre dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit shqiptar në vend, Denion Meidani. “VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë mome...

maj 20, 2026 - 16:30
Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se partia e tyre dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit shqiptar në vend, Denion Meidani.

“VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, tha bashkëkryetar i VLEN, Bilall Kasami në pyetjen nëse është kërkuar largimi i ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani,

Sipaa tij, shteti shqiptar vendos për këtë çështje, ndërsa komentoi punën e Meidanit.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike, të cilat fatkeqësisht po shihet, por megjithatë është punë dhe angazhim që duhet ta vlerësojë shteti shqiptar”, tha Kasami. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.