KEK me njoftim: Sonte nga ora 00:00 ndalet njësia A4, në mënyrë të “kontrolluar”, probleme me kondenzator

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin Kosova A do të ndalet sonte rreth orës 00:00 për shkak të problemeve të konstatuara në kondenzator. Sipas vlerësimeve profesionale sipas KEK vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha, ndaj ndalja e kontrolluar shihet si një masë

Prill 5, 2026 - 21:30
KEK me njoftim: Sonte nga ora 00:00 ndalet njësia A4, në mënyrë të “kontrolluar”, probleme me kondenzator
kek-me-njoftim:-sonte-nga-ora-00:00-ndalet-njesia-a4,-ne-menyre-te-“kontrolluar”,-probleme-me-kondenzator

kek-me-njoftim:-sonte-nga-ora-00:00-ndalet-njesia-a4,-ne-menyre-te-“kontrolluar”,-probleme-me-kondenzator

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin Kosova A do të ndalet sonte rreth orës 00:00 për shkak të problemeve të konstatuara në kondenzator.

Sipas vlerësimeve profesionale sipas KEK vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha, ndaj ndalja e kontrolluar shihet si një masë parandaluese për të ruajtur integritetin e njësisë dhe për të shmangur defekte serioze. Të gjitha institucionet relevante janë njoftuar paraprakisht për këtë zhvillim, tregon KEK.

Aktualisht, KEK operon me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, që sipas njoftimit siguron furnizim të qëndrueshëm të energjisë në përputhje me kapacitetet e disponueshme.