Kërcënimet e Trump,mediat iraniane:Civilët u mblodhën para termocentraleve dhe urave
Pamjet të publikuara nga mediat shtetërore iraniane tregojnë se grupe qytetarësh janë mbledhur pranë objekteve të rëndësishme të infrastrukturës në vende të ndryshme të Iranit, mes tensioneve të rritura në rajon. Sipas raportimeve, disa nga tubimet janë zhvilluar pranë urave dhe termocentraleve, duke përfshirë urën ikonike Pol Sefid në qytetin Ahvaz, ku pjesëmarrësit shfaqen duke […]
Pamjet të publikuara nga mediat shtetërore iraniane tregojnë se grupe qytetarësh janë mbledhur pranë objekteve të rëndësishme të infrastrukturës në vende të ndryshme të Iranit, mes tensioneve të rritura në rajon.
Sipas raportimeve, disa nga tubimet janë zhvilluar pranë urave dhe termocentraleve, duke përfshirë urën ikonike Pol Sefid në qytetin Ahvaz, ku pjesëmarrësit shfaqen duke mbajtur një flamur të madh kombëtar.
Në disa imazhe të tjera që pretendohet të jetë nga Dezful, shihen studentë të rreshtuar në atë që përshkruhet si një “zinxhir njerëzor” mbi urën historike të qytetit.
Këto zhvillime vijnë pas deklaratave të një zyrtari iranian, i cili u bëri thirrje të rinjve që të formojnë “zinxhirë njerëzorë” për të mbrojtur objektet strategjike, mes shqetësimeve për sulme të mundshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Megjithatë, mbetet e paqartë se sa të koordinuara janë këto tubime dhe nëse ato janë të lidhura drejtpërdrejt me thirrjen e zyrtarit, raportojnë mediat e huaja.
WATCH: Iranians form human-chain at a power plant ahead of Trump’s deadline – Fars pic.twitter.com/LiaGyTraRv
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) April 7, 2026