Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm
Një 37-vjeçar nga fshati Duf është privuar nga liria nga policia në Mavrovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Sipas njoftimit të policisë, më 20 gusht, rreth orës 12:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor...
Një 37-vjeçar nga fshati Duf është privuar nga liria nga policia në Mavrovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.
Sipas njoftimit të policisë, më 20 gusht, rreth orës 12:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mavrovë e kanë privuar nga liria B.H. (37) nga Dufi.
Rasti është denoncuar më herët, më 20 gusht rreth orës 09:00, nga G.A. (45) nga fshati Nikiforovë, udhëheqës në NP Parku Kombëtar “Mavrovë”.
Sipas denoncimit, më 17 gusht rreth orës 16:00, B.H. e kishte kërcënuar G.A.-në përmes telefonit, pasi nuk i ishte lëshuar një fletëpërcjellëse për marrjen e druve pa kryer paraprakisht pagesën.
Ndërkohë, më 18 gusht, pasi policia i kishte konfiskuar një automjet transportues, B.H. dyshohet se ka hyrë me forcë në zyrën e G.A.-së në administratën e Parkut Kombëtar dhe e ka kërkuar atë.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.