Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës. Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku, sipas informa...

gusht 17, 2026 - 11:30
Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi edhe një veturë tjetër, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë humbur jetën.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, drejtuesi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.