​KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren

Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e misionit KFOR, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla ditore në të gjithë zonën e përgjegjësisë. Në një njoftim për media thuhet se aktivitete të tilla sigurojnë prezencë të vazhdueshme në terren dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt. Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe […] The post ​KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 18, 2025 - 23:30
 0
​KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren

Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e misionit KFOR, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla ditore në të gjithë zonën e përgjegjësisë.

Në një njoftim për media thuhet se aktivitete të tilla sigurojnë prezencë të vazhdueshme në terren dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të ekuilibruar, trupat e KFOR-it tregojnë përkushtimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse.

The post ​KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren appeared first on InfoShqip.com.