Kjo kategori paralajmëron grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik. Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Tekn...


Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.
Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.
Në njoftim thuhet se me diskutimin e të gjithë kryetarëve të shoqatave u dakordua që nëse pagesat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31 gusht 2026, nga 1 shtatori do të fillohet me grevë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.