“Kjo s’është strategji politike…” Vigan Qorollin e VV’së e kap frika se opozita mund të bëjë qeveri

Vigan Qorolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, foli me drojë për mundësinë e një qeverie të formuar nga opozita. Ai përmes një statusi në Facebook akuzoi partitë opozitare se përmes “pazarllëqeve prapa dyerve” po synojnë të bëjnë Qeverinë, ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se nuk di

Mars 22, 2025 - 14:01
 0  11
“Kjo s’është strategji politike…” Vigan Qorollin e VV’së e kap frika se opozita mund të bëjë qeveri
“kjo-s’eshte-strategji-politike…”-vigan-qorollin-e-vv’se-e-kap-frika-se-opozita-mund-te-beje-qeveri

“kjo-s’eshte-strategji-politike…”-vigan-qorollin-e-vv’se-e-kap-frika-se-opozita-mund-te-beje-qeveri

Vigan Qorolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, foli me drojë për mundësinë e një qeverie të formuar nga opozita.

Ai përmes një statusi në Facebook akuzoi partitë opozitare se përmes “pazarllëqeve prapa dyerve” po synojnë të bëjnë Qeverinë, ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se nuk di të fitojë zgjedhjet.

“”S’po mundemi me i fitu zgjedhjet, ama qeverinë mujna me e ba.” Kjo s’është strategji politike, kjo është filozofi e humbësit! ???? Pra, LDK përmes shumë nënkryetarëve të saj që po ngarendin studio’m’studio, po na thotë që vota e qytetarëve s’paska rëndësi fare, mjafton pak pazare, ca pazarlleqe prapa perdeve dhe hop… qeveria në dorë!”

“Po nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë? Me hajmali, me short apo me ndonjë thirrje nga qielli? Pra, qytetari s’qenka i rëndësishëm, mjafton të rregullohen hesapet në prapaskenë dhe pushteti vjen vetë. Kjo është një fantashkencë politike!. Populli flet në zgjedhje, kush s’din me i fitu, le t’i përvesh mëngët e të mësojë prej humbjes. Se qeveria nuk fitohet në korridoret e kafehaneve të Prishtinës, por në zemrën e qytetarit. E nëse s’ta jep qytetari, s’ta jep as pazari!”, tha ai./Express/