Aksidenti fatal në hekurudhë në Klinë, Policia: Dy të lënduar u dërguan në spitalin e Pejës, njëri në QKUK

Një person humbi jetën mesditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, si pasojë e një aksidenti mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Policia tha në një njoftim se dy prej të lënduarve po marrin tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë Policia menjëherë ka dalë

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  6
Aksidenti fatal në hekurudhë në Klinë, Policia: Dy të lënduar u dërguan në spitalin e Pejës, njëri në QKUK
aksidenti-fatal-ne-hekurudhe-ne-kline,-policia:-dy-te-lenduar-u-derguan-ne-spitalin-e-pejes,-njeri-ne-qkuk

aksidenti-fatal-ne-hekurudhe-ne-kline,-policia:-dy-te-lenduar-u-derguan-ne-spitalin-e-pejes,-njeri-ne-qkuk

Një person humbi jetën mesditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, si pasojë e një aksidenti mes trenit të udhëtarëve dhe një veture.

Policia tha në një njoftim se dy prej të lënduarve po marrin tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё (1) person ka pësuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konfirmuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjёs dhe tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëri nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.

Me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, Policia thotë se trupi i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.