Klevis Balliu në krah të studentëve: Mbështetje nga një prej figurave kryesore të opozitës në Shqipëri
Klevis Balliu ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar atë si një akt të guximshëm dhe thellësisht patriotik. Ai thekson se kjo protestë dëshmon The post Klevis Balliu në krah të studentëve: Mbështetje nga një prej figurave kryesore të opozitës në Shqipëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Klevis Balliu ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar atë si një akt të guximshëm dhe thellësisht patriotik.
Ai thekson se kjo protestë dëshmon vlerat dhe përkushtimin e të rinjve ndaj identitetit kombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e gjuhës shqipe si themel i historisë dhe dinjitetit kombëtar.
“Protesta e studentëve shqiptarë është një akt kurajoz dhe thellësisht patriotik që tregon vlerat, guximin dhe dashurinë e të rinjve tanë për kombin dhe identitetin tonë,” deklaron Balliu.
Sipas tij, mohimi i të drejtës së studentëve për të dhënë provimet në gjuhën shqipe përbën shkelje të Marrëveshja e Ohrit dhe njëkohësisht cenim të një të drejte themelore.
“Mohimi i të drejtës për të dhënë provimet në gjuhën shqipe është një shkelje flagrante e Marrëveshjes së Ohrit dhe mohim i një të drejte themelore të një populli në vendin e vet,” shprehet ai.
Balliu e cilëson situatën si një sulm ndaj gjuhës shqipe, duke paralajmëruar pasoja për bashkëjetesën dhe stabilitetin në rajon.
“Sulmi që po i bëhet gjuhës shqipe është një sulm ndaj së vërtetës, ndaj bashkëjetesës dhe stabilitetit në rajon. Askush nuk mund të cenojë të drejtën e shqiptarëve për gjuhën e tyre.”
Ai shton se tensionet po ushqehen nga rryma që synojnë përçarje dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes.
“Ky sulm ushqehet nga rryma serbofile që përpiqen të nxisin gjuhën e urrejtjes dhe tensione të panevojshme në rajon,” thekson Balliu.
Në fund, ai shpreh mbështetje të plotë për studentët shqiptarë, duke vlerësuar se protesta në Shkup po frymëzon shqiptarët kudo që të bashkohen për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup sot po frymëzon mbarë kombin shqiptar që të bashkohet për të mbrojtur të vërtetën, dinjitetin dhe identitetin tonë.” Gazete Flaka
The post Klevis Balliu në krah të studentëve: Mbështetje nga një prej figurave kryesore të opozitës në Shqipëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .