Koalicioni u rrëzua nga autokracia dhe zhgënjimi i shqiptarëve, thotë Taravari
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zbuluar arsyet që e çuan në vendimin për t’u larguar nga koalicioni VLEN dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në një intervistë The post Koalicioni u rrëzua nga autokracia dhe zhgënjimi i shqiptarëve, thotë Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zbuluar arsyet që e çuan në vendimin për t’u larguar nga koalicioni VLEN dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në një intervistë të gjatë për gazetën Nacionale, transmeton Flaka
Taravari theksoi se vendimi nuk ishte i menjëhershëm, por një proces që kaloi në disa faza, ku euforia fillestare e fitores u zëvendësua nga zhgënjimi për mosrealizimin e premtimeve elektorale. Ai shprehu pakënaqësi për mungesën e përkushtimit serioz të disa prej partnerëve në koalicion dhe kritikoi mënyrën autoritare të vendimmarrjes, sidomos në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të ardhshme.
“Ne propozuam sondazhe të hapura për të zgjedhur kandidatët më të votuar, por kjo u refuzua nga partitë e tjera, të cilat kërkonin emrat e tyre të përcaktuar, duke treguar mungesë respekti ndaj elektoratit,” tha Taravari.
Ai gjithashtu u shpreh se VLEN-i nuk i ka përmbushur premtimet, duke përmendur si shembull mosmbylljen e kazinove, heqjen e ligjit për balancuesin dhe vonesën e ligjit për barazinë etnike.
Në intervistë, Taravari hodhi poshtë akuzat për “tradhti” ndaj Qeverisë dhe sqaroi se vendimi për të dalë nga koalicioni ishte i pavarur dhe unanim i organeve të Aleancës për Shqiptarët, pa ndikime të jashtme apo presione nga BDI.
Ai mohoi gjithashtu ndikimin e kryeministrit Albin Kurti në krijimin e koalicionit VLEN, duke thënë se Kurti ishte mbështetës, por jo themelues apo ndërtues i koalicionit.
Në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me BDI-në, Taravari theksoi se partia e tij do të bashkëpunojë me çdo forcë politike që punon për shqiptarët dhe qytetarët, pa paragjykime, duke bërë dallimin mes kriminelëve dhe aktivistëve të ndershëm brenda BDI-së.
Në fund, ai kritikoi qeverinë aktuale maqedonase për mungesën e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve dhe nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse situata nuk ndryshon.
The post Koalicioni u rrëzua nga autokracia dhe zhgënjimi i shqiptarëve, thotë Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .