Komuna e Gostivarit do të organizon aksion ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike
Komuna e Gostivarit njofton se ndërmarrjet komunale “Komunalec” dhe “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi” do të organizojnë një aksion ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike në The post Komuna e Gostivarit do të organizon aksion ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komuna e Gostivarit njofton se ndërmarrjet komunale “Komunalec” dhe “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi” do të organizojnë një aksion ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.
Aksioni do të mbahet të shtunën (17.04.2026), duke filluar nga ora 10:00, ndërsa vendtakimi është para Shkollës Ekonomike në Gostivar.
Në kuadër të aktivitetit, deklaratë për media do të japin Kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr. Valbon Limani, dhe drejtoresha e NP “Komunalec”, Artana Asani.
Kryetari i Komunës, Dr. Valbon Limani, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për përmirësimin e ambientit jetësor. “Ky aksion është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për një Gostivar më të pastër dhe më të gjelbër, ku qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit,” u shpreh ai.
Nga ana e saj, drejtoresha e NP “Komunalec”, Artana Asani, potencoi se ndërmarrja do të jetë e angazhuar në terren me të gjitha kapacitetet. “Synimi ynë është rritja e hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e pastërtisë në qytet. Ky aksion është vetëm një nga aktivitetet e planifikuara në këtë drejtim,” deklaroi ajo.
Autoritetet komunale ftojnë qytetarët dhe institucionet që t’i bashkohen këtij aktiviteti ekologjik. Gazeta Flaka
The post Komuna e Gostivarit do të organizon aksion ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .