Komuna e Obiliqit largon deponinë e 18-të ilegale të mbeturinave në Ditën Ndërkombëtare të Tokës
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Obiliqit ka realizuar një aksion për pastrimin dhe largimin e një tjetër deponie ilegale të mbeturinave, shrkuan Gazeta 10. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës Halil Thaçi, Drejtori i Mjedisit Rinor Kurteshi, si dhe stafi përkatës, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të


Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Obiliqit ka realizuar një aksion për pastrimin dhe largimin e një tjetër deponie ilegale të mbeturinave, shrkuan Gazeta 10.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës Halil Thaçi, Drejtori i Mjedisit Rinor Kurteshi, si dhe stafi përkatës, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës.
Sipas mjoftimit të komunës, kjo është deponia e 18-të ilegale e larguar brenda pak muajve punë. Deponia, e cila ishte krijuar ndër vite në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Muzakaj, kishte shkaktuar ndotje serioze dhe paraqiste një pamje të papranueshme për mjedisin.
Me këtë rast, kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përkushtimin institucional për ta bërë Obiliqin një komunë më të gjelbër dhe më të pastër.
Nga Komuna e Obiliqit bëhet e ditur se aksionet për pastrimin e deponive ilegale dhe mbrojtjen e mjedisit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Gazeta 10
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1AzYy5stVK/
