Komuna e Prishtinës sot shënon Ditën e Dëshmorëve, organizohen disa aktivitete

Komuna e Prishtinës sot më 18 prill shënon Ditën e Dëshmorëve për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët që ranë për lirinë e vendit. Kjo ditë do të përcillet me shumë aktivitete, ndërsa ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe te varrezat e dëshmorëve. Aktivitetet

Prill 18, 2026 - 10:00
Komuna e Prishtinës sot shënon Ditën e Dëshmorëve, organizohen disa aktivitete
komuna-e-prishtines-sot-shenon-diten-e-deshmoreve,-organizohen-disa-aktivitete

komuna-e-prishtines-sot-shenon-diten-e-deshmoreve,-organizohen-disa-aktivitete

Komuna e Prishtinës sot më 18 prill shënon Ditën e Dëshmorëve për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët që ranë për lirinë e vendit.

Kjo ditë do të përcillet me shumë aktivitete, ndërsa ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe te varrezat e dëshmorëve.

Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës:

10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve. (Velani, Prishtinë)

10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë)

10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë)

11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve. (Makovc, Prishtinë )

12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj. (Prishtinë)

13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”. (Marec, Prishtinë)

17:00 – Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

11:00 U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe rek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

11:20 U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Velani, Prishtinë)