Kongresi i BDI-së, Ahmeti do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe The post Kongresi i BDI-së, Ahmeti do të paraqesë katër rezoluta strategjike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 20, 2025 - 13:30
 0
Kongresi i BDI-së, Ahmeti do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe katër rezoluta strategjike.

Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti.

Burime për TV21 thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit.

Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat.

Nëpër shumë media u raportua se jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

Nga BDI deklaruan se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.

“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.

The post Kongresi i BDI-së, Ahmeti do të paraqesë katër rezoluta strategjike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .