Konjufca: Nuk e di a ka shkuar emri im te Presidentja, por pritet në çdo moment
I nominuari i partisë fituese për mandatar të dytë, Glauk Konjufca, tha se nuk e di sigurt nëse emri i tij i është dorëzuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani. “Nuk e di teknikisht a ka shkuar ende te presidentja, por kjo pritet të ndodhë në çdo moment”, iu tha ai gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit


I nominuari i partisë fituese për mandatar të dytë, Glauk Konjufca, tha se nuk e di sigurt nëse emri i tij i është dorëzuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Nuk e di teknikisht a ka shkuar ende te presidentja, por kjo pritet të ndodhë në çdo moment”, iu tha ai gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ku u nominua për kryeministër.
Konjufca u pyet nëse ka siguruar ndonjë marrëveshje me partitë politike për të gjetur mbështetje në Parlament për qeverinë e re.
“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë – ta krijojmë një qeveri e re për të shmangur dy gjëra shumë të rëndësishme. E para, zgjedhjet e menjëhershme dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë me partitë politike parlamentare që Kosova të mund ta ketë buxhetin e saj 2026”, tha ai.
Ndërkohë, partitë e mëdha shqiptare në Kuvend u deklaruan se tashmë i kanë treguar presidentes Osmani se asnjë parti s’e ka shumicën dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
