Konjufca përmend formulën e fitores: Ekonomia dhe siguria vendosën zgjedhjet
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme. Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjet politik. Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë e zhvillimi ekonomik


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme.
Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjet politik. Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë e zhvillimi ekonomik kanë qenë ndër arsyet kryesore për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Tash ku me u mundua me shpejguar se çka ndodhi në këto zgjedhje, çka tregon ky rezultat I zgjedhjeve. Dua me i thënë vetëm dy fjalë; Ata që e luftojnë Serbinë, ata e që zhvillojnë ekonominë, ata që e forcojnë sigurinë, ata që e sjellin begatinë, kurkush s’mundet me I bllikuar,. Ky është rezultati i zgjedhjeve”, theksoi Glauk Konjufca.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116 mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota./Kosovapress/
