KQZ shpall rezultatet finale për 35 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për 35 kryetarë të komunave në zgjedhjet e 12 tetorit. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se për shkak të ankesave publikimi i rezultateve për Prishtinë, Junik e Mamushë do të bëhet në ditët e ardhshme. Në Deçan ka fituar Bashkim

tetor 25, 2025 - 21:00
 0
KQZ shpall rezultatet finale për 35 komuna
KQZ shpall rezultatet finale për 35 komuna

KQZ shpall rezultatet finale për 35 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për 35 kryetarë të komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se për shkak të ankesave publikimi i rezultateve për Prishtinë, Junik e Mamushë do të bëhet në ditët e ardhshme.

Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës, në Lipjan Imri Ahmeti Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, Sami Lushtaku në Skenderaj nga PDK, Kadri Rahimaj Lëvizja Vetëvendosja  në Kamenicë, Ilir Ferati LDK në Istog.

Në Shtimë ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Qemajl Aliu. Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës, Ramiz Lladrovci Për Drenasin Kampion ka fituar në Drenas dhe Mehmet Ballazi i PDK-së në Hanin e Elezit. Lista Serbe ka fituar në 9 komuna -Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Graçanicë.

Ndërsa Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, dhe Kllokoti janë komunat që kandidatët për kryetarë do të përballen në balotazh, sipas rezultateve finale të KQZ-së.

Mamusha e Juniku, aktualisht janë në balotazh sipas rezultateve preliminare, por për këto dy komuna do të dihet saktë pas shqyrtimit të ankesave.

Në Mamushë, Abdülhadi Krasniç nga KDTP, ka 32 vota më shumë se Fikret Morina – Mamuşa Halk Hareketi sipas rezultateve preliminare. Në Junik, sipas rezultateve preliminare, me më pak se 400 vota prin Ruzhdi Shehu nga LDK-ja ndaj  Agron Kuçit nga AAK-ja.

Prishtina më 9 nëntor do të votojë midis kryetarit aktual Përparim Rama LDK dhe Hajrulla Çekut VV. Këta të dy kanë diferencë prej 518 votash nga raundi i parë – Përparim Rama 33.71 për qind ose 35.595 vota, Hajrulla Çeku 33.21 për qind ose 35.077, sipas rezultateve preliminare.