Krasniqi pret në takim drejtuesit e SBASHK-ut, flasin për sfidat e mësimdhënësve
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga Abelard Tahiri kanë pritur në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në takim është biseduar lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë. Sipas Krasniqit, këtyre sfidave […]


Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga Abelard Tahiri kanë pritur në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në takim është biseduar lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë.
Sipas Krasniqit, këtyre sfidave do t’iu vie fundi pas 9 shkurtit kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë, raporton ORAinfo.
Postimi i plotë:
Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë. /ORAinfo/