Kreu i BDI-së alarmon faktorin ndërkombëtar

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt botës, letra e hapur e kryetarit të Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, e shkruar disa ditë më parë, synon të alarmojë faktorët ndërkombëtarë për sfidat politike që, sipas tij, rrezikojnë arritjet kyçe të shtetit. Nga BDI, njoftojnë se Ahmeti, ka përcjellë letrën e tij të hapur për […] The post Kreu i BDI-së alarmon faktorin ndërkombëtar appeared first on InfoShqip.com.

Prill 9, 2026 - 18:00
Kreu i BDI-së alarmon faktorin ndërkombëtar

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt botës, letra e hapur e kryetarit të Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, e shkruar disa ditë më parë, synon të alarmojë faktorët ndërkombëtarë për sfidat politike që, sipas tij, rrezikojnë arritjet kyçe të shtetit.

Nga BDI, njoftojnë se Ahmeti, ka përcjellë letrën e tij të hapur për opinionin vendor dhë ndërkombëtar të datës 3 prill, dhe siç thonë nga partia, miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe liderëve botërorë dhe personaliteteve të shquara ndërkombëtare.

“Kryetari Ahmeti thekson përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit. Ai shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese”.

Përmes kësaj letre, kryetari Ahmeti kërkon angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut./ Samir Mustafa /SHENJA/

The post Kreu i BDI-së alarmon faktorin ndërkombëtar appeared first on InfoShqip.com.