Kreu i Degës së PDK në Gjermani jep dorëheqje, thotë se kjo lidhet me akuzat nga qendra për dështim në votat e mërgatës
Kreu i Degës së PDK-së në Gjermani, Shahin Dervishaj, i cili ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, ka njoftuar për dorëheqje nga partia. Ai ka thënë se largimi i tij vjen pas akuzave nga qendra për dështim sa i përket performancës në mërgatë. “Fajtori kryesor për rezultatin e dobët të zgjedhjeve


Kreu i Degës së PDK-së në Gjermani, Shahin Dervishaj, i cili ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, ka njoftuar për dorëheqje nga partia.
Ai ka thënë se largimi i tij vjen pas akuzave nga qendra për dështim sa i përket performancës në mërgatë.
“Fajtori kryesor për rezultatin e dobët të zgjedhjeve në mërgatë ka qenë ndërhyrja direkte e individëve të caktuar, të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar përçarje të vazhdueshme. Këto ndërhyrje kanë dëmtuar unitetin, kanë demotivuar aktivistët dhe kanë minuar punën e sinqertë të atyre që kontribuan pa interesa personale. Përgjegjësia nuk mund të bartet tek ata që punuan, por tek ata që përçanë”, ka shkruar ai.
