Konkursi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë

Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë për shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit i cili duhet të vijë në vend të Lupço Kocevskit të dorëhequr pak para se të shkarkohej. Ditëve në vijim Kuvendi duhet të shpallë konkursin publik ndërsa dorëzimi i kandidaturave do të duhet të bëhet në afat prej 15 […]

dhjetor 29, 2025 - 19:30
 0
Konkursi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë

Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë për shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit i cili duhet të vijë në vend të Lupço Kocevskit të dorëhequr pak para se të shkarkohej. Ditëve në vijim Kuvendi duhet të shpallë konkursin publik ndërsa dorëzimi i kandidaturave do të duhet të bëhet në afat prej 15 ditëve. Kandidatët duhet të kenë së paku 300 kredi, të kenë provimin e jurisprudencës, përvojë të pandërprerë pune prej së paku 10 viteve si prokuror apo gjykatës. Në këtë pozitë për momentin si ushtruese detyre është Anita Topollova Isajllovska derisa të zgjidhet kryeprokurori i ri. Këshilli i Prokurorëve do të përgatisë mendim për secilin nga kandidatët e paraqitur dhe do ta dorëzojë në Qeveri. Prokurori i ri duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. /Alsat.mk