Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në Preshevë kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri. Në takim, sipas Sinanit, është diskutuar për sfidat e përbashkëta të pushtetit lokal, mundësitë për bashkëpunim ndërmjet d...

gusht 17, 2026 - 20:00
Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në Preshevë kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.

Në takim, sipas Sinanit, është diskutuar për sfidat e përbashkëta të pushtetit lokal, mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy komunave dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.

Sinani theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve institucionale dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes Preshevës dhe Haraçinës.

Ajo gjithashtu i uroi kryetarit Beqiri sukses në detyrën e tij dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve të Haraçinës. përcjell Zhurnal.mk .


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.