Krizë në martesën e Meghan Markle-t dhe Harry-t?

Martesa e Meghan Markle-t dhe princit Harry është bërë sërish kryefjala e mediave. Në të vërtetë një burim i afërt me çiftin komentoi thashethemet se Meghan po mendon të shkruajë një libër për martesën e saj pas divorcit. “Meghan dhe Harry e dinë se janë të lidhur, vlera e tyre qëndron në të qenët çift […]

Jan 23, 2025 - 21:00
 0  4
Krizë në martesën e Meghan Markle-t dhe Harry-t?

Martesa e Meghan Markle-t dhe princit Harry është bërë sërish kryefjala e mediave.

Në të vërtetë një burim i afërt me çiftin komentoi thashethemet se Meghan po mendon të shkruajë një libër për martesën e saj pas divorcit.

“Meghan dhe Harry e dinë se janë të lidhur, vlera e tyre qëndron në të qenët çift – edhe sikur të donin të divorcoheshin, nuk mund ta bënin këtë. Dhe sinqerisht, ata janë të fiksuar pas njëri-tjetrit. Ata janë vetëm dy narcistë”, tha një burim për Page Six.

Pretendimet vijnë si përgjigje ndaj një artikulli të Vanity Fair, i cili pretendonte se ekipi i Meghan-it ishte në bisedime me një shtëpi botuese për një libër.

Kujtojmë se thashethemet për problemet në martesën e princit Harry dhe Meghan qarkullojnë prej kohësh. Gjithçka nisi pasi ata u shfaqën disa herë veçmas në evente publike.