Kroacia mbështet Kosovën në anëtarësimin në BE dhe NATO, thuhet në letrën e urimit për Pavarësi të presidentit Milanoviq

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë Ai ka

shkurt 19, 2025 - 14:00
 0  6
Kroacia mbështet Kosovën në anëtarësimin në BE dhe NATO, thuhet në letrën e urimit për Pavarësi të presidentit Milanoviq
kroacia-mbeshtet-kosoven-ne-anetaresimin-ne-be-dhe-nato,-thuhet-ne-letren-e-urimit-per-pavaresi-te-presidentit-milanoviq

kroacia-mbeshtet-kosoven-ne-anetaresimin-ne-be-dhe-nato,-thuhet-ne-letren-e-urimit-per-pavaresi-te-presidentit-milanoviq

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë

Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve.

Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore.

Tutje ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.