Kryeministri Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve. Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt. Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi

Nëntor 28, 2024 - 06:00
 0  2
Kryeministri Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve
kryeministri-kurti-shtroi-dreke-per-ambasadorin-amerikan,-hovenier-dhe-stafin-e-tij-ne-shenim-te-dites-se-falenderimeve

kryeministri-kurti-shtroi-dreke-per-ambasadorin-amerikan,-hovenier-dhe-stafin-e-tij-ne-shenim-te-dites-se-falenderimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve.

Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt.

Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane.

Sipas traditës së festës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij, thuhet në njoftim.