Demaku për listën e VV-së: Pa Kurtin e Konjufcën, s’do ta kalonte pragun
Gazetarja Dafina Demaku në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal10, duke folur për listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se po të mos ekzistonte Albin Kurti dhe Galuk Konjufca, kjo listë nuk do ta kalonte pragun. Tutje, Demaku ka thënë se edhe ngritja e Mimoza Kusarit në këtë listë është interesante. “Ato që i
Gazetarja Dafina Demaku në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal10, duke folur për listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se po të mos ekzistonte Albin Kurti dhe Galuk Konjufca, kjo listë nuk do ta kalonte pragun.
Tutje, Demaku ka thënë se edhe ngritja e Mimoza Kusarit në këtë listë është interesante.
“Ato që i kam përcjell si gazetare prej momentit kur janë publikuar listat është një përshtypje që nëse në këtë listë nuk do të ekzistonte emri i kryeministrit Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, atëherë kjo listë nuk do ta kalonte pragun. Unë mendoj që gara në Kosovë është më shumë për emrin e kryeministrit edhe pse edhe deputetët do të duhej ta kishin një peshë të madhe në listë, hiqe emrin e Kurtit dhe Konjufcës dhe ta shohim nëse kjo listë do ta kalonte pragun”, ka thënë Demaku. /Gazeta10/