Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e projektit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Kahramon Sanginov, si dhe zyrtaren për monitorimin e proceseve gjyqësore, znj. Etleva Kelmendi – Shabani. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të rëndësishme

Prill 14, 2026 - 14:30
Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të OSBE-së
kryeprokurori-i-prizrenit-priti-ne-takim-perfaqesues-te-osbe-se

kryeprokurori-i-prizrenit-priti-ne-takim-perfaqesues-te-osbe-se

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e projektit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Kahramon Sanginov, si dhe zyrtaren për monitorimin e proceseve gjyqësore, znj. Etleva Kelmendi – Shabani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e llogaridhënies.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe mbështetjen që OSBE-ja ofron në ngritjen e kapaciteteve profesionale, monitorimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kryeprokurori Kryeziu, falenderoi përfaqësuesit e OSBE-së për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OSBE-së vlerësuan angazhimin e Prokurorisë së Prizrenit në adresimin e rasteve të korrupsionit dhe shprehën përkushtimin për të vazhduar mbështetjen në këtë drejtim.

Takimi përfundoi me dakordim për vazhdimin e koordinimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.