Kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’ ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Speciale
Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të së hënës, ku u kapën edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen. Shala që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një


Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të së hënës, ku u kapën edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen.
Shala që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender.
I njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren, Ferizaj, përfshirë ambientet e “Eko-Regjioni”./Klankosova
