Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij. Kjo shihet në një fotografi të publikuar nga Lista Serbe në Instagram, ku duket qartë se simbolet shtetërore janë hequr nga hapësirat zyrtare të komunës. Pak ditë më parë, ish-kryetari Izmir Zeqiri


Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij.
Kjo shihet në një fotografi të publikuar nga Lista Serbe në Instagram, ku duket qartë se simbolet shtetërore janë hequr nga hapësirat zyrtare të komunës.
Pak ditë më parë, ish-kryetari Izmir Zeqiri deklaroi për Klan Kosovën se mosrespektimi i simboleve shtetërore përbën shkelje ligjore.
