Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shkel hapur ligjin, merr pjesë në fushatën e Vetëvendosjes
U emëruan si të pavarur në krye të institucioneve të pavarura, por disa prej tyre, të vendosur nga shteti në këto pozita, kanë filluar të humbasin kredibilitetin. Ky fenomen tashmë po reflektohet edhe në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi, ka hyrë në fushatë në mbështetje të partisë së
U emëruan si të pavarur në krye të institucioneve të pavarura, por disa prej tyre, të vendosur nga shteti në këto pozita, kanë filluar të humbasin kredibilitetin. Ky fenomen tashmë po reflektohet edhe në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi, ka hyrë në fushatë në mbështetje të partisë së Albin Kurtit. Para disa ditësh, ajo ka shpërndarë në Instastory në Facebook një fotografi ku shihet fushata e Lëvizjes Vetëvendosje, duke lënë të kuptohet se ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetin politik.
Por, kjo nuk është hera e parë që Binaku Isufi shfaq lidhje të hapura me Vetëvendosjen. Para disa javësh, ajo publikoi një tjetër Instastory ku shfaqej në shoqëri me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqaj—ndaj të cilit rëndon një aktakuzë, dhe asistenten e tij, Blerina Veseli, gjatë një ndeje të organizuar nga Vetëvendosje.
Autoriteti i Konkurrencës është një institucion publik i pavarur, me vizionin për të siguruar dhe promovuar konkurrencë të lirë dhe efektive, duke inkurajuar ndërmarrjet të rrisin efikasitetin dhe inovacionin në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Mirëpo, ligji që rregullon këtë institucion ndalon rreptësisht pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit në tubime publike dhe aktivitete politike. Kjo do të thotë se me angazhimin e saj të hapur në fushatë dhe promovimin e Vetëvendosjes në rrjete sociale, Neime Binaku Isufi ka shkelur rendin ligjor.
Demokracia.com ka publikuar më herët edhe fotografi të Selajdin Beqajt, drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili është parë në shoqërinë e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, gjatë një vizite në Dyseldorf, Gjermani. Demokracia